Përfaqësuesja e Maqedonisë zhvilloi stërvitjen e fundit para përballjes me Slloveninë. Me plot optimizëm dhe të motivuar, futbollistët e ftuar zhvilluan stërvitjen e fundit në stadiumin “Todor Proeski”, duke stërvitur edhe detajet e fundit rreth taktikës para sfidës së ditës së enjte ndaj Sllovenisë. Përpos vështirësive me lëndimet e futbolistëve, si Enis Bardhi, Darko Vellkovski dhe Krste Vellkoski, por edhe të pezulluarin Egzon Bejtullait, tani Maqedonia kërkon vetëm fitore ndaj Sllovenisë, me qëllim që të mbetet në garë për vendin e dytë në grup.

Igor Angelovski, trajner i Maqedonisë

“Unë mund të premtojë se futbollistët do të luftojnë për çdo pëllëmb dhe për secalin top. Të gatshëm e presin përballjen me qëllim që të arrijmë deri te fitorja e kërkuar.
Kapiteni Goran Pandev , potencoi se ai dhe kolegët e tij do të japin maksimumin në terren dhe beson se me përkrahjen e tifozëve të vërtetë , Maqedonia mund të shënojë fitore ndaj Sllovenisë.

Goran Pandev, kapiten i Maqedonisë

“Me padurim e presim këtë përballje . E dijmë se çka do të thot të fitosh këtë ndeshje. Dhe të gjithë dëshirojmë që të japim maksimumin dhe të dëshmojmë se kjo gjeneratë meriton që të garojë në një garë të madhe dhe mezi presim këtë sfidë. Jemi të koncetruar në sfidën ndaj Sllovenisë dhe shpresojmë që të shënojmë fitore , pasi që nëse ata shpresojnë se mund të jenë në vendin e dytë, edhe ne mund të shpresojmë, sepse nuk shoh se ku është Sllovenia më e mirë se përfaqësuesja jonë.”

Në përballjen e parë të eliminatoreve për EURO 2020, në Lubjanë, Sllovenia dhe Maqedonia u ndalën në barazim 1-1, ndërsa tani Maqedonia kërkon 3 pikë dhe të regjistrojë fitoren e tretë në përballjet me Slloveninë, ndoshta më të vlevshme se ajo e para në Kranj të vitit 1993.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...