Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias sot në Psaridis të Greqisë vendosën nënshkrimet e tyre në marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit të Maqedonisë dhe të Greqisë për emrin dhe partneritetin strategjik në prani të kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.

Në aktin e nënshkrimit të marrëveshjes kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë ndërkombëtare si ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic, Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogerini, komisionari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn, Rozmari Di Karko, përgjegjëse për çështje politike e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, si dhe diplomat nga më shumë vende perëndimore.

Dy kryeministrat, Zaev dhe Cipras, para nënshkrimit të marrëveshjes u shprehën të kënaqur me këtë arritje historike. Ata ishin të bindur se zgjidhja e kontestit do t’u hapë vendeve perspektivë kurse Maqedonia do të aterojë në NATO dhe BE.

Kryeministri grek Aleksis Cipras marrëveshjen e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme për të ardhmen e të dyja vendeve.

“Kjo është një marrëveshje patriotike mes dy popujve. Me këtë zgjidhet një kontest shumëvjeçar, forcon besimin mes dy vendeve dhe popujve…marrëveshja do të hap edhe një faqe të re në zhvillimin ekonomik mes dy shteteve. Duam të bëjmë një hap për të harruar plagët e të kaluarës, jo vetëm për vendet tona por edhe për Evropës për të shkuar përpara për një ardhmëri më të mirë. Kjo marrëveshje do verë themelet e një epoke të re. Unë me Zaevin vendosëm të tejkalojmë vështirësitë. Dua të falënderoj OKB-në dhe Nimicin që 25 vijet u përpoq të zgjidh këtë çështje. Nuk mund të ndodhte në një moment më të mirë, sepse sot është ditëlindja e Nimicit“, ka deklaruar kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, në fjalimin e tij marrëveshjen e ka vlerësuar si historike dhe shumë të rëndësishme për të ardhmen evropiane.

“Ndjenja ime sot është se me nënshkrimin e marrëveshjes po zhvendosim edhe malet, sot po i japim fund një kontesti, dallimeve shumëvjeçare që kishin ngritur mure mes dy shteteve…kemi humbur shumë, por ne pas shumë përpjekjesh arritëm marrëveshje të dinjiteshme për ndërtimin e miqësisë…e kaluara na ka mësuar shumë, duhet të mësojmë nga e kaluara dhe jo ta përsërisim”, ka deklaruar Zaev.

“Ne po ndërtojmë të ardhmen, marrëveshje na inkurojon për besim më të mëdh mes dy vendeve dhe jetë më të mirë mes dy popujve tanë… po ndërtojmë miqësi me Greqinë. Ano do të jetë mbështetëse e jona për proceset në vazhdim. Kjo marrëveshje do të forcoj paqen dhe sigurinë jo vetëm në vendet tona por edhe më gjerë”, ka deklaruar Zaevi duke theksuar se me këtë marrëveshje qytetarët do të kenë perspektivë më të mirë si dhe do të forcohet miqësia dhe siguria në rajon.

Kjo marrëveshje paraqet dokument strategjik për interesat e dy vendeve. Ishte një proces ishte i vështirë, por është kënaqësi kur i gjithë mundi rezultoi me marrëveshje e cila duhet të jetë shembull për rajonin dhe më gjërë. Me këtë dëshmuam se kur ka vullnet mund të arrihet marrëveshje”, ka deklaruar ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, dy delegacionet do të kaluan në pjesën e territorit të Maqedonisë në një drekë solemne me mesazhe për paqe, fqinjësi të mirë dhe siguri në rajoni. Marrëveshja që zgjidh kontesti mbi 25 vjeçar, zhbllokon procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, por edhe normalizon raportet mes dy vendeve, që shpesh herë janë përcjell edhe me tensione dhe bllokada ekonomike. Ndryshe, marrëveshje kundërshtohet si nga opozita në Greqi ashtu edhe nga ajo në Maqedoni. Dy blloqet opozitare vlerësojnë se marrëveshja rrënon interesat kombëtare maqedonase, përkatësisht greke. Dy opozitat kanë bërë të ditur se do të përdorin të gjitha mekanizmat për të penguar zbatimin e marrëveshjes.

Alsat M

Loading...

Shpërndaj me

Loading...