Manuel Nojer nuk është aspak i kënaqur me drejtuesit e Bajern Munihut. Arsye për një akt të tillë është edhe firmosja e kontratës me Aleksander Nubel, një portier tjetër që shton edhe më shumë konkurencën te bavarezët. Nojer ka reaguar menjëherë , duke ndërprerë bisedimet për rinovimin e kontratë. Drejtuesit i kanë kërkuar që të lejojë Nubel të luajë 15 ndeshje, ndërsa Nojer nuk ka pranuar një gjë të tillë dhe tani është shtuar presioni tek portiere 33 vjeçarë. Në këtë situatë menaxheri i tij po sheh mundësi të tjera dhe në shteg ka dalë Juventusi. Kampionët e Italisë kanë legjendën Xhanluixhi Buffon si portier të dytë, ndërsa titullari i ekipit është Vojçieh Shcęsni. Ky i fundit nuk ka shkëlqyer dhe nuk shihet si ndonjë portieri i pazëvendësueshëm.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...