Manuel Nojer ka vendosur rekord të ri , për sa i përket portës së paprekur të Gjermanisë. Në fitoren 8-0 ndaj Estonisë, 33-vjeçari shmangu golin në rrjetën e tij për herë të 37-të në ndeshjen e 88-të personale ndërkombëtare, duke kaluar fituesin e Kupës së Botës, legjendën Sep Mejer, i cili e vendosi rekordin në këtë drejtim në vitin 1979.

Jam shumë i kënaqur. Ne mund të jemi krenarë për atë që kemi treguar në dy kualifikueset e fundit. Goli i hershëm ishte i rëndësishëm dhe më pas e kuptuam që kundërshtari nuk ishte aq i fortë,” tha Nojer.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...