Manchester Unitedi i ka publikuar fanellat e reja për sezonin e ri 2019/20. David De Gea dhe Paul Pogba, dy futbollistë që e kanë të ardhmen e pasigurt në Old Trafford, pozuan për reklamimin e këtyre fanellave të reja.

Kjo fanellë është publikuar 20 vjet pasi skuadra e Sir Alex Fergusonit i fitoi tre tituj brenda sezonit, me fitoren e famshme në finale të Ligës së Kampionëve, me rezultat 2:1 kundër Bayern Munichut.

Në atë ndeshje në Barcelona, Teddy Sheringham e kishte barazuar rezultatin në minutën e 91-të para se tani trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e kishte shënuar golin e fitores, vetëm dy minuta më vonë.

Minutat e këtyre dy golave theksohet në dy mëngët e fanellës të sezonit të ardhshëm.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...