Skuadra e Mançester Siti ka hedhur sytë në La Liga për të siguruar një marrëveshje me anësorin Mikel Orazabal, që luan me skuadrën e Real Societad. 22-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2024 me skuadrën e Sociedadit, por mund të transferohet te kampionët e Anglisë për 60 milionë euro. Një lojtar që shihet i përshtatshëm për skemat e trajneri Guardiola, duke qenë se në dy sezonet e fundit ka realizuar respektivisht 21 dhe 13 gola. Sipas “Team Talk”, anësori që po shkëlqen në La Liga, shihet si zëvendësuesi i Leroj Sane, aktualisht i dëmtuar, por që mbetet objektivi kryesor i Bajern Munihut në merkaton e janarit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...