Mançester Junajted raportohet të ketë arritur marrëveshje të re 4 vjeçare me portierin David de Gea. Sipas marrëveshjes së re, portieri spanjoll pritet të fitojë rreth 15 milionë euro, njofton ‘Daily Record’. Skuadra ka takuar kërkesat e spanjollit për marrëveshjen e re, të barabartë me Pogba-n, dhe tani ai do të fitojë rreth 15 milionë euro në sezon. De Gea, i cili ishte në vitin e tij final të kontratës aktuale, përfshin edhe një vit opsional në kontratën e tij me klubin nga ‘Old Traford’. Kontrata e re mes palëve shuan shpresat e Juventusit, për një transferim falas gjatë verës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...