Paratë në futboll nuk të bëjnë të lumtur, por sigurisht të ndihmojnë të fitosh kampionate dhe kupa e madje të bëjnë të ngjitesh në elitën e sportit.

Mancester City zgjodhi rrugën më të shkurtër për të mbushur skuadrën me yje, duke blerë protagonistët më të njohur me shifra të çmendura, në kontrast me shumë të tjerë që kanë sjellë dhe prodhime nga akademitë.

Për këtë, Sitizens janë renditur të parët në botë si skuadra me vlerën më të madhe. Në renditjen e portalit të njohur që mikson futbollin me financat, Transfer Market vendosi kampionët e Anglisë të parët.

Vlera në merkato për këta lojtarë është 1.27 miliardë Euro. Vendimtar në këtë rritje është financimi i sheikut Mansur, por gjithashtu puna e trajnerit Pep Guardiola.

Për këtë mjafton vetëm një shembull. Kevin De Brujn u ble 76 milionë dhe tani vlen dyfishi.

Renditja e 10 ekipeve me lojtarët më të vlefshëm, vazhdon me dy gjigantët e futbollit spanjoll, Barcelona e Real Madrid. Ironike është se dy formacionet iberike, mund të kalojnë lehtësisht në vendin e parë nëse finalizojnë një goditje që e pretendojnë të dyja, blerjen e brazilianit Nejmar.

Klasifikimi i më të vlefshmëve pasurohet me Liverpul, Totenhem, Paris Sent Zhermen, Juve Celsi, Atletiko dhe Bajern.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...