Rei Manaj ishte ndër lojtarët më të dalluar duke dhënë një asist perfekt për Hysajn, ndërkohë që u shpreh se për të nuk ka rëndësi që të shënojë por me rëndësi ka që të fitohet ndeshja

Bëmë një nga ndeshjet më të mira dhe golin që nuk e shënova nuk ka rëndësi. Shpresoj vetëm që të bëjmë të tjera ndeshje si kjo dhe të marrim pikë. Zgjedhjet i bën trajneri. nuk kam pakënaqësi se pse nuk shënova por jam shumë i lumtur që fituam.

Asisti për Hysajn? Hysaj më falënderoi pasi golit dhe në dhomat e zhveshjes. E meriton pasi ka pasur kritika dhe është lojtar i madh dhe e ka merituar. Nuk më ka premtuar as drekë dhe as darkë”, tha Manaj.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...