Përveç Ligës së Kampionëve, ku Siti u ndal në çerekfinale nga finalistët e Totenhemit, sezoni ishte në perfeksion. Trajneri Pe Guardiola udhëhoqi Sitin drejt 3 trofeve më të rëndësishëm në Angli, diçka që më parë nuk e kishte arritur asnjë klub tjetër. Duke parë punën e madhe të menaxherit, drejtuesit e ‘Qytetarëve’ po mendojnë t’i ofrojnë një kontratë të re. Më saktë, bëhet fjalë për një shtesë pasi 48-vjeçarit i kanë mbetur ende dy vite në ‘Etihad Satdium’. Siti do t’i ofrojë Guardiolës 3 vite të tjera, ndërsa kushtet ekonomike do të jenë të përmisuar. Aktualisht, ish-trajneri i Barcelonës dhe Bajernit përfiton 15 milionë paund, teksa nëse rinovimi kryhet atëherë do të përftojë 20 milionë paund.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...