Poll Pogba dhe David de Gea do të mungojnë në superderbin e së dielës në Premierligë mes Mançester Junajtedit dhe Liverpulit. De Gea u detyrua ta braktisë lojën në barazimin e Spanjës 1:1 kundër Suedisë, pasi e tërhoqi muskulin.

“David ka nevojë për teste mjekësore. Mendoj se ai do të mungojë”, tha trajneri i Junajtedit,  Ole Gunar Solskjaer për “Sky Sports”.

Mungesa e De Gea-s nënkupton se Serhio Romero do të jetë titullar për herë të parë në këtë sezon. Përveç tij, Junajtedi do të jetë edhe pa mesfushorin francez Pogba dhe yllin anglez Xhesi Lingard, pasi Solskjaer konfirmoi se dyshja nuk do t’ia dalë të riaftësohet për ndeshjen e së dielës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...