Maluma, bukuroshi kolumbian që marrosi gjysmën e botës, do të kalojë në Tiranë si pjesë e turneut të tij botëror. Por, në dallim nga gjithë qytetet që listohen në faqen zyrtare të artistit, përbri Tiranës nuk ka një buton që mundëson blerjen e biletave të koncertit. Ndoshta s’do të performojë, ndoshta po punohet ende për një portal ndërmjetës që të lidhë fansat e këngëtarit me biletat.

Sidoqoftë, nuk do të ngelni pa gjë. Mund të blini një nga biletat e Meet & Greet, që ju mundëson një foto me Malumën dhe një suvenir zyrtar tijin. Çmimi i Meet & Greet është i njëjti pavarësisht qytetit: 370 dollarë, afërsisht 40 mijë lekë të reja. Nëse tenton të blesh një biletë Meet & Greet, faqja të paralajmëron se duhet të kesh biletë për koncertin, prandaj është e çuditshme që për Tiranën s’e mundëson blerjen e biletave të koncertit. Maluma do të vizitojë Tiranën më 14 mars. /REVISTA ANABEL

Loading...

Shpërndaj me

Loading...