Një postim në Instagram bëri që të qarkullonte me shpejtësi lajmi se këngëtari që ka pushtuar botën me meloditë e tij plot ritëm, Maluma do të mbajë një koncert në Tiranë. Dhe duket se nuk është një lajm i rremë. Të paktën burime për “iconstyle.al”, e konfirmuan se këngëtari i famshëm do të mbajë vërtet një koncert madhështor së shpejti, para se të hymë në sezonin e verës.

Për ata që nuk e dinë, Juan Luis Londoño Arias lindi 28 janarin e vitit 1994 në qytetin kolumbian Medelin. Edhe pse sot është këngëtar, ai në fakt ka studiuar për psikologji e filozofi, dhe në fëmijëri ishte adhurues I futbollit, madje e praktikoi dhe vetë për tetë vjet.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...