Në Malin e Zi hyn sot në fuqi ligji për kufizimin e përdorimit të produkteve të duhanit në mjedise të mbyllura.

Për të gjithë ata që do ta shkelin këtë ligj gjoba e parashikuar arrin deri në 20 000 euro.

Ligji me të cilin ndalohet përdorimi i produkteve të duhanit në hapësira publike të mbyllura, përveçse në kazino, u miratua në mënyrë unanime më 31 korrik.

Me ligjin e ri nuk lejohet pirja e duhanit në çfarëdo lloj hapësire ose në zonat ku konsumohet ushqim dhe pije.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...