Sipas mediave spanjolle, për Malagan , ku luajnë Armando Sadiku dhe Keidi Bare është  interesuar për të blerë aktori i njohur Hollivudit, Xhorxh Kluni me kompaninë e tij të menaxhimit. Aktori po qëndron në Malaga prej kohësh, pasi aty janë krijuar disa studio televizive që punojnë për Hollivudin dhe nga ato ka lindur ideja për të blerë klubin. Negociatat vazhdojnë prej disa javësh, pasi producentët e Hollivudit i ka tërhequr ideja për të krijuar një “reality shoë” me jetën e përditshme të klubit dhe nëse finalizohet, mund të fillojë prodhimi shumë shpejt, për t’i treguar publikut të gjerë se  si është futbolli profesionist 24 orë në 24. Sigurisht, kjo do të ishte një mundësi e rrallë për dy futbollistët shqiptarë, të cilët do të kishin shikueshmëri ndërkombëtare me paraqitjet e tyre në fushën e  lojës, e jo vetëm. Edhe më parë janë zhvilluar disa “reality shoë” të bazuara mbi futbollin, por ata zakonisht kanë qenë në nivelet e ulëta të kampionateve të ndryshme, mes amatorëve.

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...