Kompania e njohur e ëmbëlsirave Makprogres sot zyrtarisht e lëshoi në përdorim repartin e saj të prodhimit, përpunimit dhe paketimit të brendit të ri “Fantazia”. Bëhet fjalë për linjën e produkteve gjysmë të gatshme të krijuara sipas nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve modern, për t’u mundësuar përgatitje të lehtë dhe të shpejtë të recetave të preferuara. Investimi është në vlerë prej 650 mijë eurosh dhe do të mundësojë punësime të reja si dhe rritjen e kapaciteteve ekspertuese të kompanisë.

Siç thotë edhe vetë emri Fantazia, bëhet fjalë për zgjedhje fantastike të ushqimeve gjysmë të gatshme, të përgatitura sipas dëshirave të konsumatorëve modern të cilët kanë gjithmonë e më pak kohë për të gatuar por duan të ushqehen mirë dhe shëndetshëm. Për një kohë të gjatë, ndoshta më shumë se dy vite, u përgatitëm dhe punuam për themelimin e brendit Fantazia, u nisëm nga ideja që duam të kemi produkte të shëndetshme të cilat përgatiten për kohë të shkurtër kurse do të jenë për ata të cilët duan më shumë kohë për vete dhe për t’u shoqëruar me më të afërmit – tha Gligor Cvetanov, drejtor ekzekutiv i Makprogres Vinica.

Shpërndaj me