Pas dy viteve pritje, bujqit më në fund do e marrin “naftën e gjelbër” të premtuar, përkatësisht karburant të cilin pjesërisht e paguan shteti. Makpetrol e fitoi tenderin në vlerë prej 3.2 milionë euro dhe tani është e obliguar në afat prej dy muajve të përpunojë 55 mijë kartela. Me to bujqit do kenë mundësi të mbushin naftë eurodizel të subvencionuar nga pompat e benzinës së kësaj kompanie. Këtë masë do munden ta shfrytëzojnë bujqit që janë shfrytëzues të subvencioneve nga Programi për vitin 2018. Shteti mbulon 30% të shpenzimeve të karburanteve për makinerinë bujqësore.

Kjo do të thotë se nëse bujku fiton 3 mijë denarë, ato mund t’i shpenzojë të gjitha, ndërsa për t’i fituar ato tre mijë denarë, realisht, në praktikë mund të shpenzojë 10 mijë denarë, nga të cilat i fiton 3 mijë. Po, ashtu është, shtatë mijë denarë janë pjesëmarrje e tij në përpunimin e tokës, ndërsa tre mijë i fiton përmes kësaj mase për subvencionim- deklaroi Trajan Dimkovski, ministër i Bujqësisë.

Bujqit që merren me kopshtari, vreshtari, pemëtari dhe punimin e fushave janë të përfshirë në këtë masë, thotë për Alsat ministri Trajan Dimkovski. Ai shpreson që paratë do të shfrytëzohen për qëllimet e vërteta, ndërsa nëse bujqit përpiqen t’i shkelin rregullat, shteti ka mekanizma për ta kontrolluar këtë. Nëse Makpetrol nuk i bën shpejtë kartelat e nevojshme dhe procesi mbyllet në kohën e paraparë prej dy muajve, është e qartë se bujqit paratë për naftën e gjelbër nuk do i marrin për të korrat që janë në kulmin e tyre.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...