Gjykata gjermane detyroi sot dy qytete të tjera, Këlnin dhe Bonin për të hequr nga qarkullimi në zonën e qendrës së qytetit makinat e vjetra dizel që nga prilli 2019, ndërsa premtimet e qeverisë për pastrimin e ajrit po vonojnë që të kontretizohen.

Këlni dhe Boni i bashkohen Shtutgartit, Frankfurtit dhe Berlinit në listën e qyteteve ku gjykata ka vendosur ndalimin e qarkullimit të makinave të vjetra dizel në rrugët me ndotjen më të lartë, pas kërkesave të një shoqate ambjentaliste.

Hamburgu vendosi me iniciativë të tij në pranverë për largimin e makinave të vjetra dizel në dy korsitë e qendrës së qytetit.

Në Këln, qendra e qytetit në tërësi është e ndaluar për makinat e vjetra dizel, ndërsa Boni duhet të ndalojë qarkullimin e makinave më të vjetra dizel në dy rrugët me nivelin më të lartë të ndotjes, bazuar në vendimin e gjykatës administrative lokale.

Loading...

Shpërndaj me