Një makinë e blinduar me targa ruse është përfshirë në një aksident në Tiranë. Sipas raportimeve, makina është gjetur e përmbysur në sheshin “Shqiponja” rreth orës 22:00, ndërsa janë ende të paqarta rrethanat e aksidentit.

Mësohet se makina është Benz G-Class, ndërsa në automjet nuk është gjetur asnjë person.

Dyshohet se drejtuesi i makinës është larguar nga vendi i ngjarjes përpara se të mbërrinte policia, ndërsa dyshohet se ai është me precedent penal.

Policia po kreh zonën për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të makinës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...