Me siguri keni dëgjuar për Erza Muqollin, vogëlushen nga Kosova e cila shkëlqeu në “France’s Got Talent” dhe i mahniti të gjithë me zërin e saj.

Megjithëse është vetëm 14 vjeç, ajo ka marrë pjesë në evente të ndryshme muzikore dhe ka mbledhur admirues nga e gjithë bota. Vitin që lamë pas, Erza u përzgjodh për të performuar në “Radio Scoop Music Tour”, i cili është koncerti më i madh veror i Francës.

Ajo këndoi “Je chanterai” dhe versionin e saj të “Back to black” nga Amy Winehouse dhe ngriti në këmbë 40 mijë të pranishmit në koncert, të cilët duartrokitën fort talentin e saj.

Së shpejti, këngëtarja e talentuar shqiptare do të performojë edhe në vendin e origjinës së saj. Më 6 mars të këtij viti, Erza do të mbajë një koncert në Prishtinë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur faqja zyrtare në Facebook e Ambasadës Franceze në Kosovë.

“🤗🤩Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Ambasada e Francës në Kosovë do t’ju mundësojnë ti fitoni biletat për koncertin e Erza Muqolit më 6 Mars 2020 në ora 14:00 në Prishtinë! Erza Muqoli është një këngëtare franceze me origjinë nga Kosova.🇫🇷🇽🇰Nga viti 2015 deri në vitin 2018, ajo ishte pjesë e grupit Kids United, dhe në vitin 2019 ajo publikoi albumin e saj të parë solo, me këngë të kompozuara nga Vianney. Në Mars të vitit 2020, ajo do të vijë në Kosovë për të inaguruar Javët e Francofonisë!”- shkruhet ndër të tjera në postim.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...