Madridi ka bërë bashkë veprat e disa nga artistëve më të mëdhenj në botë në ekspozitën e titulluar “Revolucionarët e artit në shekullin e 20-të”. Ekspozita përfshin 180 vepra nga e njohura Dada artistët sureal, përfshirë këtu Rene Magrite, Marcel Duchamp dhe Salvdaor Dali, të cilët me krijimet e tyre thyen tabutë e të menduarit tradicional dhe paragjykimet. Dada dhe Surealizmi ishin dy lëvizje të mëdha artistike në shekullin e 20 të cilat ndryshuan shprehjen e artit dhe të cilat kishin për qëllim dy elemente: shpirtin e lirë dhe shprehjen e imagjinatës njerëzore. Dy lëvizjet e shekullit të kaluar në ekspozitë janë sjellë përmes teknologjive të reja si: fotografia, filmi, radio, etj.

Dada është një nga lëvizjet e para ose më mirë të them e para fare sepse fillon me performancat, filmat, fotografinë, montazhin dhe të tjera. Këtu nuk përfshiheshe vetëm pikturimi e skulptura por edhe elemente tjera. Në ekspozitë janë sjellë të gjitha veprat bashkë për të krijuar një shpirt revolucionar”.

Veprat janë sjellë në kryeqytetin spanjoll nga muze të ndryshme të botës. Përndryshe ekspozita në Madrid vjen pas premierës në Bolonja të Italisë.

Shefkije Alasani

Shpërndaj me

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com