Pesë muaj pas fillimit të protestave të jelekverdhëve dhe tre muaj pas debatit të madh, presidenti francez, Emmanuel Macron po përgatitet të mbrojë sot masat me të cilat shpreson të ringjallë mandatin e tij dhe të shuajë mosmarrëveshjen.

Kreu i shtetit, pritet të flasë në orën 18:00 në sallën e ceremonive në Elize’ për çështje të shumta si fuqia blerëse, pensionet, demokracia, decentralizimi, mjedisi, shëndeti dhe fshati.

Kjo dalje përballë medieve, e caktuar fillimisht për datën 15 prill, u anulua në kohë rekord për shkak të zjarrit që shkatërroi Notrë Damin në po të njëjtën orë.

Kjo është konferenca e parë për shtyp e presidentit që kur ai mori detyrën në maj të 2017-ës. Ai do të bëjë një prezantim për rreth njëzet minuta që do të sjellë perspektiva dhe një kapitull të ri pas krizës shoqërore dhe politike që ka përfshirë presidencën që nga vjeshta.

‘’Më pas ai do t’u përgjigjet drejtpërdrejtë pyetjeve televizive të gazetarëve francezë dhe të huaj, por nuk do të jetë një debat i madh me gazetarët’’, paralajmëron rrethi qe shoqëron presidentin, duke ju referuar takimeve të gjata të muajve të fundit.

Disa nga këto masa qe tashmë janë të njohura janë publikuar në shtyp. Kreu i shtetit nuk do t’i ndryshojë ato në thellësi, por do t’i “shpjegojë” dhe “asgjë nuk e ndalon për t’i shtuar ato”.

Ai duhet të specifikojë kushtet për uljen e taksave për shtresën e mesme, riindeksimin e pensioneve nën 2 000 euro ose premtimin për të mos mbyllur shkollat ose spitalet deri në fund të periudhës pesëvjeçare. Pra, shumë pretendime të jelekverdhëve gjatë protestave të tyre.

“Presim kaq shumë”

Gjithashtu priten sqarime në evokimin e një zgjatjeje të mundshme të orëve të punës për të financuar pensionet dhe moshën e vjetër. Çështje që tashmë të bëjnë të shtrëngosh dhëmbët.

”Po ashtu pritet edhe njoftimi mbi tranzicionin e ambientit i planifikuar për datën 15 prill, që pothuajse mungon”, thonë burimet.

Nga ana tjetër, heqja e Shkollës Kombëtare të Administratës (ENA), e përmendur në draftin e parë, do të binte buzë greminës sipas deklaratave te pamatura të gazetës javore ‘Le Canard Enchainé’.

Sipas një sondazhi të Ipsos-Sopra Steria botuar të mërkurën nga e përditshmja ”Le Monde”, kreu i shtetit ka shumë për të bërë për të bindur francezët,nga të cilët vetëm 24% mendojnë se debati i madh i filluar në fund të janarit, ka ndihmuar në përmirësimin e situatës politike, ekonomike dhe sociale të vendit.

“Nuk dyshoj që komentet do të jenë kryesisht negative sepse është pritur shumë gjatë”, paralajmëron një anëtar i qeverisë.

Opozita është e ndarë në mes pritjes dhe denoncimit të një ushtrimi pushteti që ndot fushatën për zgjedhjet europiane të 26 majit. Zëvendëspresidenti i parë i republikanëve Guillaume Peltier, tha në BFMTV se Emmanuel Macron “nuk  ka shtuar masat kategoriale apo komunitare”.

Tubimi Kombëtar  vë në dukje rrezikun që ky “operacion komunikimi” i presidentit të ketë “një efekt shkatërrues” në rast zhgënjimi të francezëve.

Por përgjigjja e vërtetë do të vijë nga rruga, me rrezikun e zhgënjimit nga pretendimet e shpërndara dhe të pritshmërive që janë të vështira për t’u identifikuar.

Çdo të shtunë që nga 17 nëntori udhëheqësit e jelekverdhëve u bëjnë thirrje në Facebook mbështetësve të tyre të dalin në rrugë për tubime zakonisht të shoqëruara me incidente të dhunshme, duke përfshirë këtu dhe 1 dhjetorin, ku dëmtuan Harkun e Triumfit në Paris, simbol i Republikës./ata

Loading...

Shpërndaj me

Loading...