Ish funksionarit të Ministrisë së Bujqësisë së Maqedonisë, Lupço Dimovski pjesë e të dyshuarve për keqpërdorime në Ministrinë e Bujqësisë, nuk iu është parashtruar masë e kujdesit dhe paraburgimit, pasi që i njëjti është mbrojtur nga imuniteti i funksionit aktual prej deputeti.

Për marrje të imunitetit të të njëjtit, nesër, e shtunë, Komisioni për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit të Kuvendit të Maqedonisë ka caktuar seancë për në ora 11:00.

Bashkë me Lupço Dimovskin, të dyshuar se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në Ministrinë e Bujqësisë dhe kanë dëmtuar buxhetin shtetëror në vlerë prej 1.5 milionë euro, janë edhe ish ministrin e Bujqësisë, Mihaill Cvetkov dhe ish zëvendësministrin e Bujqësisë, Hristijan Dellev dhe ish njeriu i parë i Bujqësisë, Aco Spasenoski.

Kontestohen 584 tenderë për marrje në qira të tokave bujqësore në lokacione të ndryshme të Maqedonisë.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...