Ndeshjet në Ligën e Kampioneve kanë parë shumë futbollistë të njohur që të shkruajnë emrin e tyre në librat e historisë së turneut. Gjithçka fillon me Alvaro Moratën, i cili u bë i pari në histori i cili shënon me fanellën si të Real Madrid, ashtu edhe të Atletiko Madrid në këtë aktivitet. Spanjolli ka shënuar edhe me fanellat e Juventus dhe Çellsit, duke u venë në ndjekje të rekordit të Ibrahimoviç, i cili ka shënuar me 6 ekipe të ndryshme.

Herri Kejn ndërkohë ka barazuar Rud Van Nistelroi, duke u bërë futbollisti të cilit i janë dashur më pak ndeshje për të arritur kuotën e 17 golave në Ligën e Kampioneve, vetëm 22 të tilla.

Ndërkaq, Robert Levandovski me golin e shënuar shkoi në kuotën e 57 të tillëve, duke kaluar Rud Van Nistelroi e duke u bërë golashënuesi i pestë më i mirë në historinë e turneut pas krahëve të Benzema, Raul, Mesi dhe Ronaldo.

Kishte kohë edhe për një rekord të Serhio Ramos, i cili me paraqitjen e sotme kaloi Roberto Karlos duke u bërë me 121 ndeshje mbrojtësi me më shumë sfida në Ligën e Kampioneve, i 11 në total në këtë turne ku lider mbetet Kasijas me 177.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...