Romelu Lukaku dhe Marselo Brozoviq, kishin një “përballje” të zjarrtë në zhveshtoren , pas barazimit 1-1 të Interit ndaj Slavija Pragës, në kaudër të javës së parë të Ligës së Kampionëve. Sipas të përdisthmes italiane “Gazeto Dello Sport”, Lukaku ka akuzuar bashkëlojtarët e Interit se nuk kanë treguar guxim të mjaftueshëm që të kundër Sllavisë. Këtë gjë nuk ka mundur të “përbijë” reprezentuesi kroat , i cili ka konsideruar si një sulm indirekt ndaj tij. “Gazeta Dello Sport” potencon se lufta me fjalë nuk ka shkaktuar një incident më të madh, pasi që kanë ndërhyrë edhe futbollistët e tjerë. Kjo përleshje në zhveshtoren e Interit vjen vetëm 2 ditë para derbit me Milanin dhe duket se kjo nuk është një lajm I mirë edhe për trajnerin Antonio Konte.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...