Luk Volton nuk është më trajner i skuadrës Los Anxhelos Lejkers. Pas tri vitesh , Luk Volton dhe Lejkersat ndërprejnë bashkëpunimin dhe lajmin e konfirmoi menaxheri përgjitshëm I skuadrës kaliforniane, Rob Pellnik. Si favorit për tu ulur në stolin e Lejkersave përmenden emrat e Tajron Li dhe Monti Uiliams. Ndryshe në këtë sezon , Luk Volton shënoi 37 fitore dhe 45 disfata, duke lënë sërisht këtë skuadër jashtë play off-it. Në përgjithësi , Volton te Lejkersat në 246 ndeshje shënoi 98 fitore dhe 148 disfata.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...