Luis Hamilton mund të shpallet kampion bote në Formula 1 në fundjavë, në garën e Çmimit të Madh të Meksikës. Natyrisht që kjo të ndodhë duhet që piloti britanik të fitojë këtë garë dhe shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas, të mos ngjitet në podium. Pra, mes Hamilton dhe Bottas duhet të klasifikohen dy makinat Ferrari, apo Verstappen me Red Bull. Hamilton ka 78 pikë avantazh karshi Bottas dhe i duhet të fitojë 14 pikë ndaj finlandezit për të siguruar titullin e gjashtë kampion në karrierë. Britanikut mund t’i mjaftojë edhe podiumi në Meksikë për t’u shpallur kampion, me kusht që Botas të mos marrë asnjë pikë, ose të dalë dobët. Pista e Meksikës në përgjithësi ka qenë me fat për Hamilton, pasi këtu ka fituar 2 titujt e fundit kampionë në karrierën e tij (2017 e 2018) edhe pse nuk ka shkëlqyer. Në këto gara ai ka vuajtur shumë, duke u renditur respektivisht në vendin e nëntë dhe të katërt, por kaq mjaftuar për t’u shpalur kampion.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...