Luis Hamilton ka triumfuar në garën e 1000-të të Formula 1 të zhvilluar në Kinë, sukses që ka ngjitur 5 herë kampionin e botës në krye të renditjes botërore. Jo vetëm kaq, por makina Mercedes kompletoi fitoren e tretë radhazi në këtë sezon në po kaq gara të zhvilluara. Madje me të dy pilotët në dy vendet e para.

Këto rezultate na kanë befasuar edhe ne. Këtë herë fitorja është speciale, pasi erdhi në një garë jubilare. Kaluam një fundjavë të përkryer nga dita e premte deri në fundin e garës dhe frutet e kësaj pune janë fitorja e dyfishtë”, tha Hamilton.

Loading...

Shpërndaj me