Luis Hamilton me “Mercedes” ka dominuar provat e lira të zhvilluara të premtën në mëngjes në Melburn, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1. Piloti britanik ishte më I shpejtë në pistën e Melburnit duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Valteri Botas. Paraqitje e mirë e makinës gjermane, që befasoi me kohët e dhëna në pistë, duke lënë pas rivalët. Në vijën e dytë të nisjes u renditën dy makinat Red Bull, me Maks Verstapen që u klasifikua i treti, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Piere Gasli. Zhgënjen makina Ferrari, që klasifikohet e pesta me Sebastian Fetel, 8 të dhjetat më e avashtë se Mercedes, ndërsa Leklerk me “kokëkuqen” tjetër u rendit në vendin e 9-të. Provat e sotme treguan se Mercedes kishte ndryshuar shumë krahasuar me testet dimërore, ndërsa Ferrari nuk dha atë që pritej. Të shtunën në mëngjes do të zhvillohen provat zyrtare në Australi, ku do të garohet për “pole position”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...