Përderisa Qeveria përmes rrugëve diplomatike tenton t’i largojë barrierat tregtare me Kosovën, tregtarët veç më kanë filluar t’i ndjejnë pasojat nga kjo situatë. Nga Lidhja e Odave  Ekonomike thonë se politika duhet të jetë në anën e ekonomisë ndërsa për këtë problem zgjidhje duhet të ketë sa më shpejtë, pasi dëmet mund të jenë më të mëdha.

Qeveria dhe ministritë resor fillimisht duhet të bëjnë fazën e parë apo ndërmjetësimin, por qëndrimi jonë si biznes është se duhet të kalohet në fazën e dytë më vendimmarrëse dhe të ndërmerren masa dhe hapa që të mbrohen kompanitë. Duhet të jetë fazë me masa më konkretë që të tejkalohen këto barriera që mos të thellohen më tej humbjet që vështirë mund të kompensohen nga tregtarët”-tha Gabriella Kulebanova, LOE.

Sipas Kulebanovës, mjalti dhe patatja i përmbushin të gjitha standardet e nevojshme për tregun evropian, por me këto bllokada, njëjtë humbasin të dyja shtetet.

Bllokadat asnjëherë nuk janë zgjidhje e mirë, sidomos në këtë rast kur kemi marrëveshje paraprake për plasmanin e mallrave, që për momentin kanë ndalesë importi nga ana tjetër dhe ndalesë eksporti nga ana jonë. Në bazë të kësaj, tregtarët pësojnë dëme që në raste të këtilla vështirë se mund t’i kompensojnë”-theksoi Gabriella Kulebanova, LOE.

Deri të premten, Agjencia kosovare e ushqimit duhet t’i dërgoj raport agjencisë tonë të ushqimit për gjendjen e produkteve të peshkut. Pasi dokumenti i këtillë të arrijë nga Prishtina dhe nëse çdo gjë është në rregull me të dhënat, atëherë Agjencia e ushqimit do ta largojë barrierën për importin e ikrës dhe rasatit të peshkut nga Kosova. Më pas, pritet që qeveria e Kosovës ta largojë ndalesën për importin e mjaltit dhe patates, të prodhuara në Maqedoninë e Veriut.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...