Raporti i Kosovës me garancitë e nevojshme për monitorimin shëndetësor të produkteve të peshkut nuk ka arritur as sot në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Shkup. Pa këtë raport, nuk mundet të jep dritë të gjelbër për importin e ikrës dhe rasatit të peshqve nga Kosova, që ishte arsyeja e kundër masave nga Prishtina. Me këtë, barrierat tregtare mes dy vendeve mbeten në fuqi, pasi Ministri i Tregtisë së Kosovës Endrit Shala në takim me Ministrin, Kreshnik Bekteshi ishte i prerë – derisa Maqedonia nuk e shfuqizon ndalesën e importit të ikrës dhe rasatit të peshkut, në tregun kosovar nuk do të ketë import të mjaltit dhe patateve maqedonase. Bekteshi përmes një shkrese të dërguar dje deri tek kolegu i tij, u përpoq që për së dyti herë të gjente një zgjidhje për problemin.

Pas ndalesës që Republika e Maqedonisë së Veriut e vendosi për të gjithë vendet përfshirë edhe Republikën e Kosovës, të cilat nuk kanë monitorim të eksporteve të kafshëve të akuakulturës, si masë e parashikuar nga parimet e vendosura ndërkombëtarisht për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të akuakulturës, Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit e Kosovës duhet të sigurojë prova për vendosjen e tyre. Bazuar në këtë marrëveshje, ne presim që gjatë këtyre ditëve ta tërheqë ndalesën e eksporteve të patateve dhe mjaltit”-pohoi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Barrierat tregtare mes dy vendeve për këto produkte janë tashmë dy javë. Nga Unioni i Odave Ekonomike në Shkup bëjnë thirrje për një zgjidhje të shpejtë, pasi tregtarët do të pësojnë dëme që do të ishin të vështira për t’u kompensuar. Sipas të dhënave, eksporti i mjaltit në Kosovë është me vlerë 400,000 euro dhe rreth 1.000 ton patate eksportohen çdo vit nga vendi.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...