Paralajmërimi se nuk do të përmbushet njëri nga premtimet parazgjedhore të LSDM-së për taksimin e të pasurve përmes përfshirjes së fitimeve kapitale, nga partia qeverisëse me shkrim komentuan se aspak nuk bëhet fjalë për premtim të shkelur, por se aktualisht janë duke analizuar se si dhe kur ligji duhet të fillojë të zbatohet .Megjithatë, të pyetur nëse paralajmërimi se nuk do të tatohen dividendët dhe normat e interesit për të mbrojtur interesat e dikujt, funksionar të lartë të LSDM-së na drejtuan që përgjigjen ta kërkojmë tek zëvendëskryeministri Koço Angjushev.

Për këtë çështje, do t’i drejtoheni zëvendës- kryeministrit ndërsa unë në mënyrë plotësuese do të informohem dhe do t’ju njoftoj në mënyrë plotësuese”-tha Muhamed Zeqiri, nënkryetar i  LSDM-së.

Për anulimin e mundshëm të kësaj mase reagoi këshilltari i deritanishëm në Ministrinë e Financave, Branimir Jovanoviq, i cili ishte pjesë e ekipit të ish ministrit Dragan Tevdovski. Sipas Jovanoviqit, me këtë Qeveria dërgon mesazh të qartë se punon në interes të të pasurve.

Nëse do të ketë anulim, atëherë do të dërgohej mesazh se QEVERIA PUNON PËR TË PASURIT, në të kundërtën nga ajo që e proklamonte vitet e  kaluar. Me të cilën të drejtë morale do t’i lironi nga tatimi ata që bëjnë para nga tregtia me aksione dhe ruajtjen e depozitave të mëdha në bankë kurse do të vendosni tatim, të themi, për punonjëset e tekstilit të cilat mezi nxjerrin një pagë minimale”-tha Branimir Jovanoviq, ish këshilltar.

Kjo risi në Ligj u miratua në vitin 2018, kur ministër i Financave ishte Dragan Tevdovski. Ndryshimet në ligj parashikojnë që qytetarët të paguajnë taksë 15 për qind të dividendëve dhe kursimeve bankare, nëse interesi vjetor tejkalon 15,000 denarë në vit dhe duhet të fillojë në janar 2020. Arsyetimi i Zëvendës Kryeministrit Angjushev dhe Ministres Nina Angelovska janë se me mos-tatimin, tregtia në bursë do të zhvillohet. Sipas listave anketuese ministrja e re ka depozitë bankare, që arrijnë në 300,000 euro dhe zv / kryeministri afro 3.8 milion euro depozita bankare. Ata gjithashtu zotërojnë aksione në kompani.

Andrea Çobanva

Loading...

Shpërndaj me

Loading...