Ndaj kësaj paraqitje të Mickovskit reagoi partia e kryeministrit Zaev, LSDM. Cunami i vetëm ekonomik ishte qeverisja 11 vjeçare kriminale dhe joekonomike e VMRO-DPMNE-së kur paratë e qytetarëve shpenzoheshin në palma, përmendore, barok të rrejshëm dhe tenderë kriminel, derisa qytetarët dhe shteti u fundosën në varfëri dhe borxhe, thuhet në reagimin e socialdemokratëve. Me sjelljen e tillë joekonomike, VMRO-DPMNE-ja, partia e Mickoskit e rriti borxhin publik për tre herë në vlerën absolute, ndërsa paratë nga huazimet e shtrenjta dhe jotransparente i shpenzonte për realizimin e interesave kriminale. Shkatërrimi që Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja e kanë lënë pas 11 viteve të qeverisjes kriminale, Qeveria e LSDM-së për vetëm 10 muaj e sanoi dhe krijoi kushte për lëvizje serioze të ekonomisë. Borxhi publik, si përqindje nga BPV-ja për herë të parë është ulur pikërisht në vitin 2017!, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Shpërndaj me