Sot janë zhvilluar 4 nga 5 ndeshjet e raundit të 14-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Lideri aktual , Vardari shijoi disfatën e dytë në këtë sezon, pasi që u mund nga skuadra e Struga Trim Lum me 2-1. Kirovski dhe Tafe shënuan për vendasit, ndërsa Micevski ishte preciz nga pika e bardhë për kuqezinjët. Në Kratovë, Sileksi falë golit të shënuar nga Zheravica, arkëtoi 3 pikë në përballjen me FC Shkupin. Nuk kishte fitues në 2 përballjet e tjera, të cilat u mbyllën me rezultat identik, 1-1. Që të dy skuadrat mysafire, Akademia Pandev dhe Makedonija Gjorçe Petrov kishin epërsi , mirëpo skuadrat vendase, Renova dhe Boreci, arritën që të barazojnë shifrat në 1-1 dhe të arkëtojnë nga një pikë. Të dielën do të zhvillohet sfida e fundit e javës së 14-të, kur në Shkup takohen Rabotniçki dhe Shkëndija.

 

Liga e Parë – Java 14

Struga Trim Lum 2-1 Vardari

Sileksi 1-0 FC Shkupi

Renova 1-1 Akademia Pandev

Boreci 1-1 Makedonija Gj.P.

Rabotniçki – Shkëndija

Loading...

Shpërndaj me

Loading...