Me përballjen mes Vardarit dhe Rabotniçkin, nis java e tretë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Kampioni aktual , Shkëndija do të kërkojë fitoren e parë në këtë sezon, pas humbjeve nga Sileksi dhe Akademia Pandev. Skuadra tetovare do të sfidohet nga skuadra e Makedonija Gjorçe Petrov , që nuk njeh disfatën. Ndërkohë, Akademia Pandev kërkon fitore në përballje me Borecin si edhe Struga Trim Lum, që sfidon skuadrën e Sileksit. Ndërkohë lideri aktual, Renova , do të luajë në transfertë dhe në stadiumin në Çair do të takohet me skuadrën e FC Shkupit. Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 17.00.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...