Los Anxhelosi shënimin e autoportretit në epokën e medies sociale e shënuan me hapjen e një muzeu kushtuar “selfi”-ve. Krijuesit e muzeut, Tommy Honton dhe Tair Mamedov, kanë bërë gjithçka që është e mundur për të krijuar sfonde të llojeve të ndryshme për fotografitë “selfie”. Në mesin e tyre gjenden kati i i sipërm të ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai, si dhe Froni i Hekurt nga seriali popullor “Game of Thrones”.

Mund të tingëllojë befasuese, por ‘selfie’-t kanë një histori jashtëzakonisht të pasur dhe datojnë shumë pas në kohë. Rembrandti bëri me dhjetëra autoportrete, Van Goghu po ashtu. Albrecht Dürer realizoi pesë të tilla. Pra, është sërish një mënyrë përjetësimi e vetvetes – tha Tommy Honton, krijues i muzeut.

Për Honton dhe Mamedov koncepti i selfi-ve shkon përtej idesë së fotografisë. Ato thonë se njerëzit kanë qenë gjithmonë të fiksuar me imazhin e vetvetes. E vetmja gjë që ka ndryshuar në kohërat moderne është teknologjia. Muzeu është gjithashtu i mbushur me të dhëna argëtuese mbi trendin e “selfie”-ve. Aty tregohet sesi femrat e nxjerrin veten në fotografi më shumë sesa meshkujt, e në Moskë ky hendek është ekstrem, pasi peshorja anon nga ana e grave me 82%.

Shefkije Alasani

Shpërndaj me