Sipas mediave në Spanjë, skuadra e futbollit “Los Anxhelos Gallaksi” ka kontaktuar me Lionel Mesin,  për të pyetur nëse superylli dëshironte të largohet nga Barcelona. Pas një mosmarrëveshje midis Mesit dhe drejtorit të futbollit të Barcelonës Erik Abidal, klubi i Ligës së Parë në SHBA, u interesua t’i ofronte një rrugë shpëtimi gjashtë herë fituesit të Topit të Artë. Skandali tjetër nga presidenti Bartomeu që kishte kontraktuar një firmë për të sulmuar yjet e skuadrës, mund të jetë një tjetër arsye e largimit të tij nga ‘Camp Nou’. Largimi i Zlatan Ibrahimovic ka çliruar buxhetin e pagave për të marrë një transferim të ri të madh.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...