Lorik Cana nuk e mendon ende që të marrë drejtimin e kombëtares së Shqipërisë në futboll, ndonëse ka dhënë një kontribut të çmuar në dekadën e fundit, e madje do të mbahet mend edhe si lideri historik i “kuqezinjve”, ku për herë të parë shkuan në “EURO 2016”.  I pyetur nga e përditshmja franceze “Le Parisien”, nëse në një të ardhme e sheh veten në stolin e përfaqësueses kuqezi, Lorik Cana ka prerë shkurt dhe qartazi: “Shumë njerëz në Shqipëri më imagjinojnë në këtë post. Por nuk më tërheq më edhe aq shumë. Unë duhet të dëgjoj zemrën time dhe t’i përgjigjem dëshirave që kam”. 

I pyetur rreth të ardhmes së tij se ku mund ta shohim Lorikun, ai ka theksuar se: “Nuk mund të parashikosh kurrë të ardhmen, por sot për sot, unë e shoh veten më shumë të orientuar drejt një karriere prej drejtuesi”.

Loading...

Shpërndaj me