Lori Hoxha i bëri merak të gjithë ndjekësit e saj pasi u zhduk papritur nga Instagrami! Fillimisht ajo çaktivizoi profilin e saj, por më pas u rikthye sërish, vetëm se aspak aktive me postimet.

Po të shohim postimin e fundit, ai i përket datës 27 janar. Por dje Lori është rikthyer më fuqishëm se kurrë me një mesazh që i shkon situatës në të cilën jemi të gjithë me izolimin nga Koronavirusi.

Ajo shprehet se është shumë e vështirë të besosh që kjo është jeta reale e jona në këto momente. Duke shpresuar që të gjithë të jenë të sigurt tani, Lori shprehet pozitive për mënyrën sesi po reagojnë të gjithë në rrjetet sociale duke u përpjekur të argëtojnë njëri-tjetrin.

Shpresojmë që ky të jetë mision edhe i Lorit nga sot e tutje!

“Nuk e besoj dot që kjo është jeta reale tani! Gjërat që marrim për të mirqena si shëndeti dhe liria tonë, tani duken më me vlerë se kurrë. Shpresoj që të gjithë të jeni të sigurt dhe të ndqini rregullat pasi duhet më shumë se kurrë për të mirën e të gjithëve që duam dhe i çmojmë shumë! Distancimi social është kryesor, por të shohësh të gjithë që janë bërë bashkë për herë të parë në mediat sociale dhe angazhohen, përpiqen të argëtojnë dhe të dërgojnë dashuri tek të tjerët, është e mrekullueshme! Jemi këtu për njëri-tjetrin virtualisht dhe do t’ia dalim!”, shkruan ajo.

Por nëse po vrisnit mendjen për të ditur se çfarë po bënte Lori gjatë gjithë kësaj kohe, motra e saj Sara na informoi pak kohë më parë kur tha se:

“Ajo është mirë. Thjesht po i kushton kohë vetes, po udhëton botën dhe po distancohet nga teknologjia.”

Loading...

Shpërndaj me

Loading...