Teksa prej ditësh në rrjet po përflitet për romancën e re të reperes Loredana Zefi me producentin e saj Macloud, reperja i konfirmoi lajmet duke publikuar një foto nga Parisi me të dashurin e ri.

Pozat e saj të fundit kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, pasi Loredana ka ndarë shpesh foto të duarve të tyre të shtrënguara, ndërsa tashmë ka publikuar një tjetër pozë romantike.

Ajo shfaqet e mbështetur mbi gjoksin e Macloud dhe as këtë herë s’ka preferuar ta nxjerrë portretin e tij në foto.

Dyshja ka pozuar në rrugë ndërsa Loredana i ka vendosur fotos një gjysmë-hënë, si për të treguar se producenti është gjysma e saj.

Çifti po shijon disa ditë relaksi në Paris, ndërkohë që rrjeti vazhdon të ziejë për lajmet e romancës së tyre të re.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...