Procedohet penalisht administratori i ekipit të futbollit të Kastriotit, që është pjesë e Kategorisë Superiore në futbollin shqiptar, pasi në fanellat me të cilat zbriti në fushë në ndeshjen e djeshme përballë Partizanit kishte logot e një kompanie bastesh, bet 138.com, raporton shqiptarja. I proceduar nga Krimi Ekonomik është Gazmend Vogli 30-vjeç, banues ne Krujë, administrator i Kastriotit, ndërsa gjithashtu po verifikohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” vëzhguesi i Federatës Shqiptare të Futbollit prezent në këtë ndeshje, i cili ‘ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve’ njofton policia e Tiranës.

 

 Nisja e hetimeve për këtë rast erdhi pas denoncimit të zv/ kryeministrit Erjon Braçe. I njohur si tifoz i zjarrtë i Partizanit, Braçe si cdo herë edhe dje pas fitores 2-0 të Partizanit ka bërë një status në rrjetet sociale ku përgëzonte lojtarët për fitoren, ndërsa në fund denonconte reklamën në fanellën e ekipit të Kastriotit.

Shihini pak bluzat e Kastriotit! Kjo 138.com cfare eshte? Kompani guroresh? Apo cimentoje? Nuk besoj! Kaq per kete here. Nderkohe me duhet te perseris nje mesazh: kush e ka marre lehte ligjin per mbylljen e moslejimin e Lojrave te Fatit ne kete vend ben gabim te madh! Po i ben dem kolosal vetes! Ndaleni reklamimin se sanksionet do jene kostoja shtese mes halleve qe keni” shkruan ai, ndërsa menjëherë pas denoncimit ka nisur hetimi nga Policia e Tiranës për rastin.


Nga data 1 janar e këtij viti në Shqipëri u mbyllën të gjitha kompanitë e basteve. E ndërsa në fillim të vitit me kërkesë të AKEP-it u bllokua aksesi i faqeve elektronike të basteve sportive, kjo adresë, bet138.com nga një kërkim i thjeshtë rezulton e hapur.

Loading...

Shpërndaj me