Piloti i Pezhos, Sebastian Loeb, dominoi në etapën e 5-të te relit “Dakar 2019”, e cila u zhvillua nga Tekna e deri te Areguipa, në gjatësi prej 519 km. Për francezin kjo është fitorja e dytë në relin e sivjetshëm. Lideri aktual në renditjen e përgjithshme të makinave, Naser Al Atijah kishte një luftë të barabartë me Stefan Peterhansellin në fillim të etapës, por që në fund piloti nga Katari, arriti të krijojë 25 minuta epërsi. Nani Roma u ndal në vendin e tretë, ndërsa Peterhanseli në të katërtin. Polaku Jakob Przhigonski ishte solid dhe siguroi vendin e 5-të. Pilotët sot kanë ditë të lirë, ndërsa nxitje do të vazhdojnë të hënën , kur është në program etapa e 6-të.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...