Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit mes investitorëve të huaj dhe kompanive vendase, Qeveria në të ardhmen të mendojë me një klauzolë në marrëveshjet për ndihmë shtetërore, t’i detyrojë investitorët e huaj të kenë furnizues nga vendi. Edhe pse viteve të fundit rritet numri i furnizuesve vendas për investitorët e huaj, pjesëmarrja ende është shumë e ulët. Nga Lidhja e Odave Ekonomike thonë se këtë kërkesë nuk e kanë dorëzuar në Qeveri .Ata thonë se me zgjidhjen aktuale ligjore, investitorët vetëm motivohen për të bashkëpunuar me furnizuesit vendor.

Sipas vlerës së subvencioneve që ju i merrni të përcaktohet një raport i caktuar prej 3.5.7, 10 për qind të prodhimit tuaj që të përmbajë lëndë të para vendore-  tha Trajan Angelovski – Anëtar i Bordit Drejtues të LOE.

Angellovski gjithashtu porositi që edhe kompanitë vendase të punojnë në modernizimin e personelit dhe atë teknologjik me qëllim që të ofrojnë prodhim cilësor. Sipas analizës së odave për vitin 2018, vetëm 4% e kompanive të anketuara kanë raportuar se janë pjesë e zinxhirëve të vlerave të kompanive nga zonat e lira ekonomike, ndërsa 6% ofrojnë një lloj të caktuar shërbimesh. Për një lloj bashkëpunimi janë prononcuar rreth 13%, 18% kërkojnë mundësi për të bashkëpunuar, dhe një shifër shumë e lartë prej 59% nuk kanë asnjë bashkëpunim dhe nuk ndërmarrin masa konkrete për tejkalimin e situatës së këtillë.

Aleksandra Spasevska 

 

Loading...

Shpërndaj me