Gjermani Andreas Wellinger, ka fituar medaljen e artë olimpike pas garave të mbyllura në qendrën olimpike Alpensi të Korës së Jugut. Wellinger deri tek medalja e tij e parë olimpike erdhi me kërcimet 104,5 dhe 113,5 metra. Ai me kërcimin e dytë ka barazuar rekordin e kësaj kërcimore. Norvegjezi Johann Andre Forfang me kërcimin e tij 109,5 metra në serinë e dytë e fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa medalja e bronztë i ka takuar bashkëkombësit të tij Robert Johansson me kërcimin 113,5 metra. Në serinë e parë ishte renditur në pozitën e 10-të.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...