Sot (e premte) 9 shkurt 2018, në Pjonçang të Kores së Jugut u hapën Lojërat e 23-ta Olimpike Dimërore, të cilat do të thyejnë shumë rekorde, ndërsa dëshira e organizatorëve është që të mbahen mend si lojërat e paqës dhe harmonisë.

Me marrjen e të drejtës për organizimin e LOD, Korea e Jugut, u bë vetëm shteti i gjashtë që ka qenë nikoqir Lojërave Olimpike Verore dhe atyre Dimërore, Kampionatit të botës në futboll dhe atij të atletikës. Para Kores së Jugut në këtë listë ishin- Franca Gjermania, Italia dhe Japonia, ndërsa në qershor të këtij viti kësaj liste do ti bashkëngjitet Rusia, e cila është nikoqire e Kampionatit botëror të futbollit.

LOD në Pjongçang, janë të parat në të cilat do marrin pjesë sportistë nga më shumë se 90 shtete, në mesin e të cilave edhe Maqedonia për të cilën këto do jenë lojërat e gjashta dimërore. Po ashtu në këtë olimpiadë për herë të parë në historinë e saj do jetë edhe Kosova.Së bashku me Kosovën do debutojnë edhe pesë shtete të tjera si – Ekuadori, Eritrea, Malajzia, Nigeria dhe Singapori. Numrin më të madh të sportistëve në historinë e LOD do ta kenë SHBA-të. Këta në Pjongçang do garojnë me 242 sportist.

Në Pjongçang në mesin e sportistëve të akredituar ka një dallim të madh në gjeneratë edhe atë prej 36 viteve. Paraqitjen e tyre do ta kenë edhe dëmijës e së ardhmes ose sportistët e lindur në vitin 2002. Sportistja më në moshë është kanadezja Cheryl Bernard (karling) e lindur në vitin 1966.

Legjenda e sportit botëror dhe norvegjez Marit Bjoergen (37 – vjeçe), për herë të fundit do të garojë në olimpiada dhe do orvatet që të pensionohet me arritjen më të madhe në vrapin me ski. Ajo sa i përket trofeve të fituara (10) e mban rekordin me rusen Raisa Smetanina dhe italianen Stefania Belmondo, megjithatë Bjoergen ka më shum medalje të arta (6) dhe që tani mund të llogaritet si sportistja më e suksesshme në historinë e LOD.

Në Pjongçang do të ndahen më shum komplete të medalje edhe atë plotë 102. Para katër viteve në Sochi, 2858 sportistë garonin për 98 komplete, ndërsa në Vancouver në lojë ishin 86 komplete të medalje dhe për këto garonin 2633 sportist.

LOD në Pjongçang, shënojnë nisjen e erës së re sportive në Lindjen e largët, me që se pas dy viteve (2020), në Tokio do mbahen LOV, ndërsa në 2022 Pekingu do jetë nikoqir i lojërave të 23-ta olimpike dimërore.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...