Kompania e karburanteve LukOil Maqedoni bëri hapjen e një stacioni të ri të benzinës në Trubarevë. Ky është stacioni i 28-të i benzinës në vend, i cili thuajse paraqet një kompleks të gjerë shërbimësh si market për vetëshërbim, filial banke, servis teknik dhe parking për automjete të lehta. Menaxheri rajonal, Andrea Mihajlloviç gjatë prezantimit të tij, ndër tjerash theksoi se çështja e ndotjes se ajrit është temë shumë e rëndësishme në Maqedoni, prandaj kjo kompani ofron lëndë djegëse ekologjike.

 “Ky stacion i benzinës në këtë rajon u mundëson qytetarëve lëndë djegëse me cilësi të lartë dhe shërbim cilësor. LukOil si kompani, investon mjete marramendëse që të prodhohen lëndë djegëse ekologjike dhe për këtë flasin vet edhe lëndët tona djegëse ekologjike Ekto, të cilat janë të nivelit më të lartë. Ne do të mundohemi që për të gjithë klientët tonë që do të shfrytëzojnë këtë kompleks te marrin shërbime të nivelit më të lartë. Kolektivit tonë i uroj suksese dhe dua që gjithmonë ta kenë në mendje dhe të ndjehen sikur janë njëri nga ekipet më të mira të LukOilit”, tha Andrea Mihajllovic Kuku,Menaxher Rajonal.

Shpërndaj me