Kinematografi Samir Ljuma, i cili së bashku me Fejmi Dautin qëndrojnë prapa fotografisë së filmit “Toka e mjaltë”, dhe që fituan çmim nga Asociacioni amerikan për kinematografë, sot tha se Joaquin Phoenix, fitues i çmimit Oscar si aktori më i mirë, është fans i Atixhes dhe dokumentarit “Toka e mjaltë”.

Ai tha se ka shumë njerëz që kanë shprehur dëshirë ta njohin Atixhen dhe që kanë ardhur ta përgëzojnë që e ka treguar atë histori që është e vendosur në film.

“Nuk e di kush tjetër, Joaquin Phoenix është njëri nga fituesit e Oscarit. Ai është fans i madh i Atixhes dhe i tërë filmit. Todd Phillips, regjisori i Joker është gjithashtu një nga fansat më të mëdhenj, tani nuk e di, mund të numëroj edhe të tjerë”, tha Ljuma.

Ndryshe, dokumentari “Toka e mjaltë” u nominua në dy kategori për çmim Oscar: filmi më i mirë i huaj dhe dokumentari më i mirë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...