Kinematografi Samir Ljuma, i cili së bashku me Fejmi Dautin qëndrojnë prapa fotografisë së filmit “Toka e mjaltë”, dhe që fituan çmim nga Asociacioni amerikan për kinematografë ka thënë se ky film ia ka ndryshuar jetën.

“Nga dje, nuk është njëjtë sikur ka qenë pardje, nuk ndjehemi humbës. Ashtu si të gjithë që kanë qenë dje atje, që kanë qenë të nominuar, asnjë nuk është humbës, sepse pas vetes kanë vepra të mëdha, që mendoj se do të mbahen mend. Honeyland, nuk e di, mua më ka ndryshuar jetën”, ka thënë Ljuma.

Dokumentari “Toka e mjaltë” u nominua në dy kategori për çmim Oscar: filmi më i mirë i huaj dhe dokumentari më i mirë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...