Skuadra e Liverpullit ka mundur Man­çester Junajtedin me 2-0 në derbin e javës së 23-të në Premier Ligën e Anglisë, duke vazhduar ecurinë positive, ku ende nuk njeh shijen e disfatës në sezonin aktual. Virxhil Van Dajk solli epërsi në minutën e 14-të, ndërsa në kohën shtesë, Mohamed Sallah , vulosi fitoren, duke siguruar 3 pikë të reja për “Të kuqtë”. Skuadra e Liverpullit është në krye me 16 pikë diferencë nga Mançester Siti i vendit të dytë, ndërsa Mançester Junajted qëndron në vend të 5-të me 34 pikë të grumbulluara.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...