Pesë fitore në pesë ndeshjet e para, i kanë dhënë Liverpulit një start perfekt për fillimin e edicionit të ri në Premierligës, duke i gjetur ata me 15 pikë, pesë më shumë sesa Mançester Siti. ‘The Reds’ janë bërë vetëm skuadra e katërt që fitojnë 14 ndeshje radhazi në Premierligë, duke barazuar rekordin e Arsenal në 2002, si dhe duke i lënë me një ndeshje prapa Man Siti (15 këtë vit) dhe katër ndeshje prapa Mançester Sitit të vitit 2017, që regjistruan 18 fitore radhazi. Seria prej 18 fitoreve e Mançester Siti ishte ndërprerë nga Kristal Pallas, të cilët mbajtën rezultatin 0:0, më 31 dhjetor të 2017-ës. Liverpuli mund të gabojnë në fundjavë, kundër skuadrës së Çellsit, që shihet si një nga testet më të vështira në xhirot që po afrojnë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...